E vërteta mbi Vjosën

Informacion i Përgjithshëm
Lumi Vjosa në Shqipëri është lumi i fundit i egër në Evropë duke përjashtuar Rusinë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin lirshëm nga malet në Greqi deri në bregdetin Adriatik në Shqipëri. Vjosa përbën një zonë të gjerë natyrore që përbëhet nga një mozaik i madh i llojeve të ndryshme të habitateve duke nisur nga grykat e ngushta në pjesën e sipërme, në seksionet e gjera gjarpëruese lumore në rrjedhën e mesme deri në deltën gati-natyrore në Detin Adriatik. Vetëm rrjedha e mesme përmban të paktën 8 lloje habitatesh që kanë rëndësi prioritare sa i përket aspekteve të ruajtjes së natyrës në kuadrin e Bashkimit Evropian.
Njohuritë shkencore rreth biodiversitetit dhe proceseve ekologjike të Vjosës janë të kufizuara. Ai është një nga lumenjtë më pak të eksploruar në Evropë. Por disa studime ekzistuese nënvizojnë rëndësinë e luginës së lumit si “pika e nxehtë” e biodiversitetit në Shqipëri që ofron habitate ujore ideale për specie të shumta. Lumi është strehë e mbi 1,100 specieve, duke përfshirë 13 specie kafshësh dhe 2 bimësh të kërcënuara globalisht dhe e të paktën 50 specie kafshësh dhe 24 bimësh të cilat janë të përfshira në Listat e Kuqe të Shqipërisë.
Pellgu ujëmbledhës u siguron fshatrave përreth tokën pjellore për aktivitete bujqësore dhe blegtorale. Bollëku dhe shumëllojshmëria e peshqve është jetike për mirëqenien e peshkatarëve vendas kryesisht në pjesën e poshtme të Vjosës. Ekoturizmi në Vjosë dhe degët e saj është gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit në të cilët entuziastët kanë filluar të shijojnë aktivitete të tilla si rafting, kanoe, kayaking, not, etj.
Kërcënimet
Për vite, i gjithë ekosistemi lumor është kërcënuar nga projektet e hidrocentraleve. Nëse ndërtohen, ato do të shkatërrojnë këtë mjedis natyror – duke shkaktuar në disa raste përmbytjen pjesëve të caktuara luginës e në të tjera raste duke lënë shtartin e lumit tërësisht të thatë. Në të gjithë pellgun ujëmbledhës të Vjosës, janë planifikuar 45 hidrocentrale, 8 në vetë lumin Vjosë dhe 37 në degët e saj.
Tre degë, Langarica, Shtika dhe lumi Çarshova janë prekur tashmë nga digat dhe nuk mund të jenë pjesë e Parku të ardhshëm Kombëtar të luginës së lumit Vjosa.
Aktualisht kërcënimi kryesor me të cilin përballet Vjosa gjatë 24 viteve të fundit është plani për ndërtimin e 2 digave të mëdha në pjesën e mesme të lumit, përkatësisht: digat e hidrocentraleve të Kalivaçit dhe Poçemit.
Megjithatë edhe rrjedha e poshtme e Vjosës është në rrezik. Pranë grykëderdhjes së Vjosës në detin Adriatik, qeveria shqiptare ka në plan të ndërtojë një aeroport ndërkombëtar, brenda kufinjve të Zonës së Mbrojtur, i cili do të shoqërohet edhe më ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse e resorteve për pritjen e turistëve. Gjithë parashikohet të ndërtohen pranë lagunës së Nartës. Vendimi për përcaktimin e kufijve të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri parashikon përjashtimin nga Zona e Mbrojtur Vjosë – Nartë, të sipërfaqes që do të përdoret potencialisht për ndërtimin e Aeroportit dhe resorteve turistike.
Në Shtator 2020, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi publikisht synimin për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar. Sidoqoftë, qeveria nuk ka ndërmarrë ndonjë hap të qartë drejt këtij synimi. Planet e paraqitura nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) përfshijnë vetëm mbrojtje minimale për Vjosën, duke e shpallur atë një Park Natyror e duke lënë të hapur rrezikun për ndërtimin e hidrocentraleve në të ardhmen. Plani i AKZM në fakt është shumë larg sigurimit të një mbrojtjeje afatgjatë të integritetit natyror siç përcakton katëgoria e Parkut Kombëtar. Politikanët me sa duket kërkojnë të mbajnë derën e hapur për projektet zhvillimore pas zgjedhjeve dhe kjo e vë Vjosën në rrezik real.
Mundësia e artë – Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë
Vjosa dhe degët e saj janë të pakrahasueshme me një lumë tjetër në Evropë (jashtë Rusisë). Kështu, ky peizazh lumor duhet të mbrohet nga kategoria më e lartë e mundshme e mbrojtjes së natyrës – që do të ishte një Park Kombëtar sipas standardeve të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN). Së bashku me komunitetin lokal, shkencëtarët dhe mbështetjen nga e gjithë Shqipëria, ne duam ta realizojmë shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.
Synimi është që Vjosa të shpallet, Parku Kombëtar i një lumi të egër në Evropë, duke mbrojtur të gjithë ekosistemin duke përfshirë pellgun ujëmbledhës, degët dhe shtratin aktiv dhe jetën e egër që Vjosa strehon. Vetëm ky përcaktim do të parandalonte përgjithmonë projektet e hidrocentraleve dhe zhvillime të tjera brenda zonës së mbrojtur dhe do të jepte një kontribut të rëndësishëm në Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së dhe Strategjinë e Biodiversitetit.
Me zgjedhjet e përgjithshme në 25 Prill 2021, grupet shqiptare dhe ndërkombëtare të ruajtjes së natyrës po i bëjnë thirrje drejtuesve të politikës dhe publikut që të ruajnë të ardhmen e Vjosës dhe ta shpallin atë Park Kombëtar lumor, duke e shndërruar çështjen e Vjosës një përparësi kryesore për çdo parti fituese.
Nga një Park Kombëtar jo vetëm që do të përfitonte jeta e egër por edhe njerëzit e luginës së Vjosës përmes shfrytëzimit të potencialit për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik. Në të ardhmen, mijëra turistë nga e gjithë Evropa do të vijnë për të vizituar këtë lumë të fundit të egër të kontinentit. Një sondazh i kohëve të fundit i opinionit publik tregon se 94% e shqiptarëve është pro krijimit Parku Kombëtar lumor të Vjosës.
Shiko videot
Çfarë është arritur deri më tani?
Ngjarjet hap pas hapi prej vitit 2014
Janar 2022: Qeveria shqiptare shpalli lumin Vjosa Park Natyror (kategoria IV e zonave të mbrojtura) në vend të shpalljes së saj Park Kombëtar (kategoria II e zonave të mbrojtura ) siç kërkohet prej vitesh nga aktivitestët.
Dhjetor 2021: Komisioni i Përhershëm i Konventës së Bernës i kërkoi autoriteteve shqiptare të sqarojnë pse propozimi i EcoAlbania dhe IUCN, i bazuar në studime të gjera për ta shpallur “Lumin Vjosa” si Park Kombëtar (Kategoria II), nuk është marrë parasysh.
Prill 2021: Liderët politikë në Shqipëri të konfrontuar në media me çështjen e Vjosës angazhohen publikisht për mbrojtjen e Vjosës. Prill 2021: EcoAlbania i përgjigjet deklaratës publike të Kryeministrit Rama mbi mundësinë reale te shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar (Kategoria e II sipas standardeve të IUCN).
Mars 2021: Parlamenti Evropian miratoi Raportin Progresit për Shqipërinë 2021 në të cilin ata nxisin qeverinë e Shipërisë ”të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar të Vjosës, në të gjithë gjatësinë e lumit.”
Dita Botërore e Ujit 2021: Prezantohet nisma “Vjosa Park Kombëtar Tani” duke hedhur në plan të parë monumentet e trashëgimisë kulturore të njohura globalisht në Paris, Berlin, Bruksel dhe Tiranë, duke synuar vëmendjen e politikanëve evropianë dhe shqiptarë, për t’i nxitur ata që të shpallin Vjosën Parkun e Parë Kombëtar i të lumit të egër në Evropë.
Mars 2021: IUCN prezantoi studimin e tyre të ri duke rekomanduar se mbrojtja e Vjosës duhet të sigurohet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit në mënyrë që të arrihet mbrojtja themelore e vazhdimësisë së lumit dhe transportit të sedimenteve, pasi çdo shqetësim i mundshëm përgjatë shtrati i lumit mund të ketë ndikime në rrjedhën e sipërme dhe në rrjedhën e poshtme.
Mars 2021: Patagonia shfaq një film të ri 6 minutësh që shpjegon situatën në Shqipëri dhe u bën thirrje shqiptarëve dhe evropianëve që të përfshihen dhe të mbështesin mbrojtjen e lumit Vjosa.
Shkurt 2021: 20 organizata mjedisore shqiptare nën nismën e EcoAlbania paraqitën një propozim të hollësishëm për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës pranë Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Sipas propozimit me 16 faqe, Parku Kombëtar duhet të përmbushë standardet e IUCN-së dhe të përfshijë të gjithë lumin Vjosa në Shqipëri si dhe degët që janë ende me rrjedhje të lirë.
Shtator 2020: Ministria e Mjedisit refuzoi vlerësimin e ndikimit në mjedis të konsorciumit të investitorëve turko-shqiptarë duke propozuar që diga e Kalivaçit të mos të ndërtohet.
Shkurt 2020: Një nga peticionet më të mëdha bën bashkë shkencorët e ekologjisë së ujërave të ëmbla nga e gjithë bota i cili, bën thirrje për të ndaluar projektet e hidorcentraleve mbi lumin Vjosa në Shqipëri
Nëntor 2019: Presioni ndërkombëtar për të mbrojtur Vjosën rritet ndërsa në kauzë përshihen personalitete të famshëm si Leonardo DiCaprio.
Qershor 2019: Studimi i ri gjen se Vjosa është i papërshtatshëm për ndërtimin e hidrocentraleve pasi impiantet e reja do të krijonin një situatë humbjeje të trefishtë.
Tetor 2018: Qindra marrin pjesë në koncert për të treguar mbështetjen e tyre për një Vjosë të lirë
Qershor 2018: Shkencëtarët ndërkombëtarë eksplorojnë rreth 300 km të pellgut të Vjosës dhe botojnë një studim në dhjetor 2018
Tetor 2017: Slogani “Mos ma prek Vjosën” grumbullon mijëra pjesëmarrës në koncertin në mbrojtje të Vjosës në Tiranë.
Tetor 2017: Qeveria shqiptare vendosi të ecë përpara me ndërtimin e digave në Vjosa dhe i akordoi konzorciumit turko-shqiptar Ayen Eneji dhe kompanisë Fusha koncesionin për të ndërtuar hidrocentralin e Kalivaçit.
Maj 2017: Gjykata Administrative në Tiranë vendosi në favor të EcoAlbania dhe përfaqësuesve të komunitetit për të anuluar projektin e hidocentralit të Poçemit. Investitori turk Ayen Enerji dhe Ministria e Mjedisit apeluan vendimin e gjykatës. Gjykimi është ende në prorces pasi pritet vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.
Dhjetor 2016: Banorët e prekur së bashku me OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare ngritën një padi gjyqësore kundër hidrocentralit të Poçemit në Vjosë, një projekt i inicijuar rishtas nga qeveria shqiptare.
Maj 2016: Protesta ndërkombëtare në brigjet e Vjosës për të treguar rezistencë lokale ndaj një projekti të madh hidroenergjitik. Një peticion i veçantë në formën e një kajaku u la në pragun e Kryeministrit Rama.
Prill 2016: Parlamenti Evropian i bën thirrje qeverisë shqiptare të kontrollojë zhvillimin e energjisë hidrike; konkretisht, në zona të pacenuara si Vjosa
Maj 2015: Eurodeputetët kërkojnë mbrojtje për Vjosën dhe ndaljen e të gjitha planeve të ndërtimit të hidrocentraleve
Qershor 2014: Vlerësimi i parë i biodiversitetit të Vjosës i ndërmarrë nga një grup i përbashkët të shkencëtarëve dhe studentëve shqiptarë dhe ndërkobëtarë
Maj 2014: Rasti i parë kur kryetarët e Bashkive dhe banorët e luginës patën konferencën e parë për shtyp në brigjet e Vjosës dhe i bënë thirrje Kryeministrit Rama të hidhte poshtë planet e ndërtimit të hidorcentraleve dhe të shpallte Vjosën Park Kombëtar.
Janar 2014: Lumi Vjosa mori vëmendjen e tij të parë në mediat ndërkombëtare









Partnerët që mbështesin shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
EcoAlbania, Riverwatch, EuroNatur, Patagonia EcoAlbania, AOS – Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, EDEN – Qendra Mejdisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim, Milieukontakt Shqipëri, PPNEA – Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, ILIRIA – Shoqata Mbrojtja dhe Zhvillimi Mjedisor e Social, IEP – Instituti i Politikave Mjedisore, REC Shqipëri – Qendra Burimore e Mejdisit, Grupimi Ekolëvizja, URI – Instituti i Kërkimeve Urbane, Qendra EPER, Shoqata Cesvi, Shoqata Pro Permet, Shoqata Vjosa Explorer, All Green Centre – Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, PPNE- Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror Vlorë, Res Publica, Argonaut, SEEP, Vizioni i Gjelbër
Mbështetja ndërkombëtare për Parkun Kombëtar të Vjosës
“Kjo është një mundësi e rrallë për të mbrojtur me të vërtetë një nga lumenjtë e fundit të egër të mëdhenj. Ky do të ishte një aset për Evropën, por gjithashtu një kontribut në përpjekjet globale të ruajtjes së natyrës.”
Dr. Kathy MacKinnon, Kryetare e Komisionit Botëror për Zonat e Mbrojtura pranë IUCN
“Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të shpallur dhe planifikuar Parkun Kombëtar të Vjosës në të gjithë gjatësinë e lumit në Shqipëri, përfshirë degët e tij, sipas standardeve të IUCN”.
Dr. Michael Succow Fituesi i çmimit të së drejtës për jetesën
“Vjosa është xhevahiri i #ZemrësBlutëEvropës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë të krijojë #VjosaParkKombëtarTani, i cili do të ishte Parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta.”
Leonardo DiCaprio
“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe komunitetet përgjatë lumit në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes shpalljes së një Parku Kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj”
Edward Norton
Mbështetja politike për Vjosën
“Me rastin e #DitësBotëroretëUjit, unë inkurajoj të gjithë shqiptarët që të solidarizohen me kauzën e shpalljes së #VjosësParkKombëtarTani. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të çmuar shqiptare dhe të Bashkimit Evropian nga çdo projekt shkatërrues dhe abuziv.”
Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
“… Unë i bashkohem thirrjes së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, aktivistëve vendas dhe ndërkombëtarë, kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 25 Prillit dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që Qeveria e Shqipërisë shpallë lumin Vjosa Park Kombëtar dhe të heq dorë nga të gjitha planet për ndërtimin e hidrocentraleve të rinj.”
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
“Mbrojtja dhe restaurimi i lumenjve që rrjedhin të lirë është një synim i Strategjisë #BEBiodiversitetit! Ne mbështesim shpalljen e zonave të mbrojtura në të gjitha vendet, përfshirë Shqipërinë dhe lumin e tij madhështor Vjosa!”
Virginijus Sinkevicius, Komisioner për Mjedisin, Oqeanet dhe Peshkimin
“Le të luftojmë së bashku për një mbrojtje të fortë të një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës në Shqipëri: lumit Vjosa.”
Thomas Waitz, Deputet i Parlamentit Evropian, Të Gjelbrit/ Aleanca e Lirë Evropiane
Mbështetja nga social media
Publikime shkencore për Vjosën
Vjosa River valley – protection study based on IUCN protected area standards
Measuring of sediment transport and morpho-dynamics at the Vjosa river / Albania
The Vjosa in Albania –a riverine ecosystem of European significance
THE FAUNA OF THE VJOSA RIVER AND THE ADJACENT FLOODPLAIN AT POÇEM
Njoftime për Shtyp
3 qershor, 2021: 30 shkencëtarë studiojnë degët e Vjosës, të dhënat do përdoren në gjyqet kundër HEC-eve
28 maj, 2021: Gjykata rrëzon padinë e kompanisë turke kundër “Deklaratës Mjedisore” për hidrocentralin e Kalivaçit
28 prill, 2021: Teksa në Shqipëri formohet qeveria presioni për Vjosën Park Kombëtar vazhdon
23 prill, 2021: Fitues alternativë të çmimit Nobel mbështesin kauzën Vjosa Park Kombëtar
22 mars 2021: Aktivistët kërkojnë mbështetjen e politikës Evropiane për shpalljen e Vjosës në Shqipëri si Park Kombëtar
10 shkurt 2021: Organizatat mjedisore paraqesin propozimin për Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë
17 dhjetor 2020: Loja politike me të ardhmen e lumit të fundit të egër të Evropës