Dy specie të reja në Vjosë – mediat raportojnë

Gjetjet nga puna kërkimore e shkencëtarëve në lumin e Vjosës janë bërë publike në një konferencë për shtyp të mbajtur nga 3 përfaqësues të ekipit të shkecëtarëve më 19 shtator 2017 në Tiranë. Dy lloje të reja për shkencën janë zbuluar në zonën e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë. Një lloj peshku i ri, i cili do të marrë emrin e Poçemit si dhe një lloj insekti i ri, i cili është pagëzuar nga zbuluesi me emrin Isoperla vjosae. 

Mediat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë raportuar mbi këtë lajm interesant si dhe mbi rëndësinë e realizimit të matjeve të mëtejshme të transportit të sedimenteve, si një nga rekomandimet e shkencëtarëve. Sipas tyre diga e hidrocentralit të Poçemit do të mbushet me zhavorr dhe rërë brenda 25-30 viteve të para pas ndërtimit të digës, duke bërë që hidroventrali të ndalojë prodhimin duke sjellë një situatë ku të gjithë janë të humbur.

Më parë Prof. Aleko Miho dhe Prof. Fritz Schiemer prezantuan gjetjet për shikuesit e televizioinit publik shqiptar (TVSH), në emisionin e mëngjesit “Mirmëngjes Shqipëri” dhe i bënë thirrje qeverisë Shqiptare të marrë në konsideratë këto gjetje dhe të punojë për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, si lumi i fundit i egër në Evropë.

Gjeni më poshtë lajmin në disa media kombëtare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *