Dokumentari “Të shpëtojmë lumin Vjosa – historia nga pas” shfaqet në Tiranë

Më datë 1 Korrik 2022, u prezantua në Tiranë dokumentari “Të shpëtojmë lumin Vjosa – historia nga pas“, mbi përpjekjet e EcoAlbania-s dhe partnerëve të saj, për të shpëtuar Vjosën – lumin e fundit të madh të egër në Evropë. Premiera u shfaq në ambjentet e Qendrës Kulturore Tulla, me pjesëmarrjen e aktivistëve të mjedisit dhe miqve të Vjosës, të cilët e kanë ndjekur dhe mbështetur fushatën që prej fillimit.  

Dokumentari paraqet një rindërtimin të veprimeve të fushatës të ndërrmara gjatë kësaj dekade të fundit, deri në situatën aktuale. Ky dokumentar synon jo vetëm të prezantojë eksperiencën e EcoAlbania-s me fushatën e Vjosës, por edhe të inkurajojë dhe frymëzojë aktivistët e tjerë, OJQ-të dhe komunitetet për të vepruar në mbrojtjen e mjedisit.

Premiera e Dokumentarit finalizoi një tur aktivitetesh, me synim ndarjen e eksperiencës me aktorë të shoqërisë cilvile, si dhe shërbeu si një mundësi për miqtë e Vjosës për të kremtuar së bashku arritjet e deritanishme në fushatën për mbrojtjen e Lumit Vjosë. 

Dokumentarin e publikuar në youtube mund ta gjeni në linkun më poshtë.