Ditët e Biodiversitetit në lumin Vjosa

Për tri ditë, rreth 70 vetë u përfshinë në këtë aktivitet: eksperetë të biodiversitetit, studentë vullnetarë, gazetarë, personazhe të njohur të artit dhe përfaqësues të pushtetit lokal të bashkive dhe komunave të pellgut ujëmbledhës të Vjosës (Tepelenë, Qesarat, Memaliaj). Gjithë aktiviteti është ndjekur me kujdes, hap pas hapi nga një grup fotografësh profesionistë, të cilët në të njëjtën kohë kanë dokumentuar në kohë reale të dhënat dhe punën shkencore të zhvilluar në terren. Në më shumë se 400 specie të përcaktuara, rreth 10% janë klasifikuar si të kërcënuara, të rralla ose endemike ku shumë prej të cilave janë të përfshira në konventat ndërkombëtare sipas IUCN-së apo edhe në librin e kuq të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *