Dita Ndërkombëtare e Aksionit për Lumenjtë dhe Kundër Digave

Katërmbëdhjetë marsi i këtij viti shënon jo vetëm Ditën e Verës, një festë tradicionale shqiptare simbol të ringjalljes së natyrës, por dhe pervjetorin e nëntëmbëdhjetë të krijimt të Ditës Ndërkombëtare të Aksionit për Lumenjtë dhe Kundër Digave në vitin 1997.

Studentët e Biologjisë duke protestuar për mbrojtjen e lumit Vjosa. (c) E. Loçe

Kjo ditë lindi si nevojë për të bërë zërin tonë të dëgjohet në mbarë botën për problemet që sjellin projektet shkatërruese hidroenergjitike, për përmirësimin e shendëtit të pellgjeve ujore dhe për të kërkuar menaxhimin e drejtë dhe të qëndrueshëm të lumenjve tanë.

Dita Ndërkombëtare e Aksionit për Lumenjtë dhe Kundër Digave është një ditë për të festuar lumenjtë e botës dhe ata që luftojnë për t’i mbrojtur ata, fitore të tilla si heqja e digave dhe restaurimin e lumenjve. Por është gjithashtu dhe një ditë për të dalë për të protestuar dhe kërkuar përmirësime në politikat dhe praktikat e vendimmarrësve. Është një ditë për të edukuar e ndërgjegjësuar njerëzit mbi problemet që i kanosen lumenjve dhe mjedisit tonë dhe për të mësuar rreth zgjidhjeve më të mira e më të qëndrueshme të prodhimit të energjisë e kundër ndotjes.

Çdo vit zgjidhet një temë e caktuar për të na bashkuar dhe për të simbolizuar që këto çështje nuk janë thjesht lokale, por globale. Këtë vit janë hedhur këngë për lumenjtë në faqen zyrtare të ditës për nder të artit që lumenjtë kanë frymëzuar në të gjithë kulturat e botës ndër shekuj. Ne jemi të vendosur në rrugën që kemi nisur për të shpëtuar lumenjtë e Ballkanit nga mania e digave. Në shenjë solidarizimi për këtë ditë dëshirojmë të ndajmë me të gjithë ndjekësit tanë këngën për lumin Vjosa

                                                                                                 Nga Fiona Zekthi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *