Dita e Vjosës në Tiranë

Kronikë, A1 Report TV

TIRANE – Mbrojtja e Vjosës si ‘Lumi i fundit i Egër”, ka qenë sot kryefjala e aktivitetit të çelur në kryeqytet i quajtur Dita e Vjosës. Aktiviteti u zhvillua në mbështetje dhe promovim të lugines së Vjosës me deget e saj si Lengarica & Bënca. 

Të pranishëm në këtë aktivitet, kryetari i Ecoalbania Aleko Miho tha se Vjosa duhet me patjetër që të mbrohet e të shpallet zonë e mbrojtur lumore. Deputetja e zonës Arta Dade u shpreh se edhe kryeministri bashkë me Kabinetin Qeveritar synojnë që të ruajnë të paprekura vlerat e Vjosës.

I gjithë aktiviteti ishte projektuar duke sjellë në kryeqytet gjithçka që ka lidhje me Vjosën, duke nisur nga ushqimet, punimet artizanale e deri tek valët e këngët e jugut. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *