Dita Botërore e shpendve shtegtarë

Dita Botërore e Shpendve Shtegtarë është një fushatë e përvitshme e cila vë theksin mbi nevojën për ruajtjen e shpendve shtegtarë dhe të habitateve të tyre. Ajo festohet çdo vit në të shtunën e dytë të majit, duke qenë se shpendët shtegtojnë në ditë të ndryshme të vitit.

Fillimin ideja e ka marrë në ShBA kurse në pjesën tjetër të botës një ditë e tillë nuk festohej ende. Me rastin e 10-vjetorit të saj në 2005, Sekretariati i Marrëveshjes mbi Ruajtjen e Shpendëve Shtegtarë Ujorë të Afrikës dhe Euroazisë (Agreement on the Conservation of African-Eurasian Migratory Waterbirds – AEWA) filloi Ditën Botërore të Shpendve Shtegtarë Ujorë. Duke qenë se kjo ngjarje u prit mirë, u vendos që të zgjerohej fokusi i saj në një ditë përkujtimore e cila i kushtohet gjithë shpendve shtegtar në një shkallë globale.

Tema e parë e Ditës Botërore të shpendve ishte “Shpendët shtegtarë kanë nevojë për mbështetjen tonë tani!” pasi në atë kohë shpendët shtegtarë po merrnin një mbulim shumë negativ nga media për shkak se ata besoheshin, në mënyrë të gabuar, se ishin shkaku kryesor i përhapjes së Gripit të Shpendve (H5N1).

(c) F. Zekthi

 Që atëherë, DBShSh është festuar cdo vit dhe është rritur në popullaritet. Temat e viteve të tjerë kanë qenë: Në 2007 – “Shpendët shtegtarë në një klimë që po ndryshon”; 2008 – “Shpendët Shtegtarë – Ambasadorë për Biodiversitetin”; 2009 – “Pengesat për shtegtimin”; 2010 – “Shpëtoni shpendët shtegtarë në krizë – çdo lloj ka rëndësi!”; 2011 – “Ndryshimet në Përdorimin e Tokës nga Këndvështrimi i Shpendëve”; 2012 – “Shpendët shtegtarë dhe njerëzit – së bashku në kohë”; 2013 – “Rrjetëzimi për shpendët shtegtarë”; 2014 – “Rrugët e migrimit: Shpendët Shtegtarë dhe Turizmi”.

Tema e këtij viti është: Energjia – Bëje miqësore për shpendët!”

Me temën “Energjia – Bëje miqësore për shpendët!” , DBShSh 2015 ka si qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e shpërndarjes së tenknologjive të energjisë në një mënyrë që parandalon, zvogëlon dhe zbut ndikimet mbi shpendët shtegtarë dhe habitatet e tyre.

Çdo vit, miliona shpend shtegtarë hasin vështirësi me zgjerimin masiv të mënyrave të ndryshme të gjenerimit dhe shpërndarjes së energjisë. Prodhimi i qëndrueshëm i energjisë së ripërtëritshme pritet që të ketë efekte pozitive mbi shpendët shtegtarë duke zbutur ndryshimet klimatike dhe impaktet e saj. Megjithatë, nqs disa teknologji shpërndahen pa një plan, dizenjim dhe vlerësim të rrezikut, ato mund të përbëjnë një kërcënim të madh për llojet e shpendëve shtegtarë.

Kur bëhët zgjerimi i prodhimit të energjisë, kalimi në metodat miqësore për jetën e egër është një hap kyç drejt mbrojtjes së jetës në Tokë. Ruajtja e shpendve shtegtarë duhet të merret parasysh në gjithë fazat e zhvillimit të energjisë në nivele të shumëfishta – lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kështu që, bashkëveprimi ndërmjet qeverisë, organizatave për mbrojtjen e mjedisit, shkencëtarëve, sektorit të energjisë si dhe i publikut të gjerë është i nevojshëm. Në këtë mënyrë përfitimet e energjisë së qëndrueshme mund të realizohen pa rrezikuar dëmtimin e shpendëve shtegtare dhe të habitati të tyre.

 Nga Fiona Zekthi/ EcoAlbania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *