EcoAlbania

Histori Suksesi: Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

++ Sot lumi Vjosa është shpallur Parku i parë Kombëtar i lumit të Egër në Evropë ++ EuroNatur, Riverwatch, EcoAlbania dhe shumë partnerë të tjerë kanë punuar për këtë ditë prej shumë vitesh ++ Lumi Aoos në anën greke, delta e Vjosës dhe degët e saj gjithashtu duhet t’i jepet mbrojtje e gjerë +

 Radolfzell, Vjenë, Tepelenë. Në një ceremoni zyrtare në Tepelenë mëngjesin e sotëm, qeveria shqiptare shpallën lumin Vjosë park kombëtar të lumit të egër. Prej sot, i gjithë lumi Vjosa në Shqipëri, nga kufiri me Greqinë deri në detin Adriatik bashkë me degët e tij  – një sistem lumor me një gjatësi totale mbi 400 kilometra – kanë nivelin më të lartë të mbrojtjes. Kjo është diçka unike në Evropë.

Pas më shumë se dhjetë vitesh përpjekjesh të vazhdueshme dhe pune për ruajtjen e një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, EuroNatur, Riverwatch, EcoAlbania dhe shumë aktivistë të tjerë po gëzohen për këtë moment të madh historik. Megjithatë, puna për ruajtjen e Vjosës vazhdon.  

“Ne kemi luftuar gjatë dhe fort me partnerët tanë për këtë ditë, me seanca gjyqësore, peticione dhe diskutime me përgjegjësit në qeveri dhe me komunitetet lokale. Sot ne mund të festojmë”, thotë Annette Spangenberg, Drejtoresha e Konservimit pranë EuroNatur. “Tani do të vazhdojmë fushatën që degëve të tjera dhe deltës së lumit t’u jepet mbrojtje në mënyrë që tërësia e ekosistemit unik të lumit Vjosa të ruhet përgjithmonë.”

“Ky Park Kombëtar i Lumit të Egër nuk është vetëm një moment historik i rëndësishëm për Vjosën dhe Shqipërinë, por për ruajtjen e lumenjve në të gjithë Evropën. Ai vendos, për herë të parë, një koncept ruajtjeje ku mbrohet një sistem i tërë lumi dhe jo vetëm seksione të veçanta të një lumi”, thotë Ulrich Eichelmann, Drejtori i Riverwatch. “Koncepti i një parku kombëtar të lumit të egër duhet të shërbejë si model për lumenjtë e tjerë në Evropë, si përgjatë Moraçës në Mal të Zi dhe lumenjve Neretva dhe Una në Bosnje-Hercegovinë. Lumi Vjosa është parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë, por nuk duhet të jetë i vetmi. Sot një mesazh i rëndësishëm del nga Shqipëria në të gjithë Evropën.”

“Shpallja e Vjosës Park Kombëtar është kulmi i përpjekjeve dhjetëvjeçare të një grupi të gjerë aktorësh. Sot, me shpalljen e parkut kombëtar, jo vetëm shoqëria civile, por edhe Shqipëria vendos një standard të ri në ruajtjen e natyrës, pasi për herë të parë mbrohen rreth 400 km rrjedhje natyrore lumore, e cila është një nismë unike për Europën dhe botën”, thotë Olsi Nika, Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania.

“Tani është koha që edhe Greqia të bëjë një hap shtesë drejt kësaj. Pjesa më e madhe e pellgut të lumit Aoos në territorin grek gjendet brenda kufijve të Parkut Kombëtar ekzistues të Pindosit Verior. Megjithatë, një pjesë e vogël midis Parkut Kombëtar dhe kufirit me Shqipërinë janë deri më sot të pambrojtur, duke lënë pothuajse 70 km shtrirje lumore të ekspozuara ndaj kërcënimeve, siç janë hidrocentralet”, thotë Alexandra Pappa, Menaxhere e Programit të Ujërave të ëmbla në MedINA. “Mbrojtja institucionale e Aoos në tërësinë e saj do të jetë rruga për krijimin e parkut të parë kombëtar ndërkufitar të lumit të egër në Evropë me përfitime të jashtëzakonshme për njerëzit dhe natyrën.

Informacion shtesë:

Për lumin Vjosa/Aoos

Lumi Vjosa/Aoos është një nga lumenjtë e fundit më të mëdhenj të egër në Evropë, jashtë Rusisë. Ai rrjedh nga malet në Greqi, ku quhet Aoos, deri në detin Adriatik në Shqipëri. Së bashku me degët e saj, Vjosa/Aoos formon një ekosistem me një nivel të konsiderueshëm biodiversiteti me rëndësi kombëtare dhe globale. Megjithatë, rajoni ofron edhe perspektiva ekonomike. Ekoturizmi përgjatë lumit dhe degëve të tij po rritet vazhdimisht, veçanërisht gjatë viteve të fundit kur është njohur dhe zhvilluar potenciali për aktivitete të tilla si rafting.

Parku Kombëtar i Lumit të Egër.

Ky është një park kombëtar që mbron ekskluzivisht lumenjtë dhe e bën këtë në një zonë të madhe, pra sisteme të tëra lumore. Lumenjtë janë ndër llojet e habitateve më të kërcënuara në mbarë botën. Shembulli i llojeve të peshqve migrues në Evropë tregon se sa të rrezikuar janë. Që nga viti 1970, popullata e tyre (p.sh. ngjala, harenga e lumit, blini) kanë rënë me 94% , kryesisht si rezultat i devijimit të lumenjve dhe ndërtimit të digave.

Fushata “Save the Blue Heart of Europe” synon mbrojtjen e lumenjve me vlera të larta natyrore në Ballkan, të cilët kërcënohen nga më shumë se 3400 projekte hidroenergjetike. Fushata koordinohet nga OJQ-të ndërkombëtare Riverwatch dhe EuroNatur dhe zbatohet së bashku me organizatat partnere në vendet e Ballkanit. Partneri lokal në Shqipëri është EcoAlbania, në Greqi MedINA. Informacione të mëtejshme gjenden në https://balkanrivers.net/de.

Fushata mbështetet ndër të tjera nga Fondacioni Manfred Hermsen. Kompania e veshjeve te terrenit Patagonia gjithashtu ka mbështetur fuqishëm angazhimin tonë për Parkun Kombëtar të Vjosës. Partnerë të tjerë që kanë kontribuar në luftën për mbrojtjen e lumit ndërkufitar Vjosa/Aoos janë IUCN ECARO, Pindos Perivallontiki dhe The Green Tank nga Greqia, Tour du Valat, Wetlands International dhe Fondacioni MAVA për Natyrën.

Më shumë

Seanca e dytë gjyqësore mbi zonat e mbrojtura të kategorisë së katërt, Rezervat i menaxhuar/Park Natyror

Në sallën e Gjykatës Administrative të Apelit, gjatë zhvillimit të seancës së dytë gjyqësore për Rezervat Natyrore/Parqet Natyrore të menaxhuara (kategoria IV). (c) AOS

2 mars 2023, Tiranë. Sot u zhvillua seanca e dytë gjyqësore mbi Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60, datë 26.1.2022, “Për Shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, Rezervave Natyrore/Parqeve Natyrore të Menaxhuara (Kategoria IV), në Gjykatën Administrative të Apelit, ku 11 Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore Shqiptare kanë paditur autoritetet publike për shfuqizimin e vendimit  të Këshillit të Ministrave nr. 59 dhe nr. 60.

Në seancë morrën pjesë nga pala paditëse avokat Franc Terihati  CLE, avokat Irena Dule Res Publica dhe Besjana Shehu AOSALB, ndërsa nga pala e paditur, Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk u paraqit asnjë përfaqësues dhe nuk u paraqitën prapësime dhe prova për të kundërshtuar pretendimet e parashtruara në padi.

Deri më tani procesi ka avancuar me depozitimin  a) e kërkes-padisë, b) e provave shkresore, c) e kërkesës për saktësimin e objektit të padisë duke kundërshtuar rishikimin e sipërfaqeve, kufijve dhe statusit të zonave; Bredhi i Sotirës, Korab–Koritnik, Qafështamë, Syri i Kaltër, Bredhi i Kardhiqit, Gërmenj, Karaburun, Kune–Vain–Tale dhe Patok – Fushëkuqe – Ishëm, Liqeni i Shkodrës dhe heqjen e 10 zonave të tjera; d) e kërkesës për kryerjen e aktit të eksertimit, dh) e parashtrimeve shtesë lidhur me legjitimimin e organizatave jofitimprurese.

Në këtë seancë Këshilli i Ministrave dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk kishte përfaqësues të pranishëm. Gjithashtu, Avokatura e shtetit ka paraqitur kërkesë për thirrjen në cilësinë e personit të tretë të Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ndërkohë, seanca e sotme u shty për shkak se parashtrimet shtesë lidhur me legjitimimin e organizatave jofitimprurëse të cilat janë depozituar që në daten 23.02.2023, nuk i ishin përcjellë gjyqtares nga sekrataria dhe për rrjedhojë vetëm diten e sotme gjykata i mori në administrim për t’ia komunikuar Këshillit të Ministrave dhe Këshillit Kombëtar të Territorit.

Seanca e radhës për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 60 do të zhvillohet më 17 Mars 2023 ora 09:00, dhe data për seancën e parë gjyqësore për Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 59, datë 26.1.2022, “Për Miratimin e Ndryshimit të Statusit Dhe të Sipërfaqes së Ekosistemeve Natyrore Park Kombëtar (Kategoria II) të Zonave të Mbrojtura Mjedisore, është caktuar më 10 Mars ora 09:00.

Oganizatat paditëse:

AOS-Albanian Ornithological Society

EcoAlbania @Res Publica

CLE – Centre for Legal Empowerment

Qendra EDEN/ EDEN Center 

Protection and Preservation of Natural Environment in Albania

Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Netëork)

REC Albania

Qendra ACEG

Qendra Kujri

Qendra Impetus 

 

Më shumë

51 organizata të shoqërisë civile dhe institucione akademike me deklaratë të përbashkët për zonat e mbrojtura

Ky është një moment që formëson të ardhmen e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, ku 51 Organizata të Shoqërisë Civile, kombëtare dhe ndërkombëtare, që operojnë në fushën e mbrojtjes së natyrës dhe institucione akademike-kërkimore të shkencave natyrore, bashkuan forcat dhe përpjekjet drejt një angazhimi të palëkundur gjithëpërfshirës dhe elastik. synon të ndikojë në instancat politike dhe vendim-marrëse në mënyrë që mbrojtja e mjedisit të ketë prioritet në axhendën e tyre.

Më konkretisht, (i) të ndalet vendimmarrja e gabuar në zona kyçe të biodiversitetit, (ii) të luftohet krimi mjedisor nga institucionet, (iii) të rritet transparenca dhe qëndrueshmëria në vendim-marrje; (iv) të rriten kapacitetet profesionale në drejtim të monitorimit, studimit dhe mbrojtjes së natyrës në institucionet e linjës; (v) punohet në drejtim të monitorimit dhe vlerësimit të statusit për habitatet dhe speciet me rëndësi kombëtare/ndërkombëtare, si dhe (vi) të forcohet më tej bashkëpunimi me Shoqërinë Civile për një vendim-marrje sa më të qëndrueshme. bashkëpunimin me Shoqërinë Civile për një vendimmarrje më të qëndrueshme.

Ne mbështesim dhe besojmë fuqimisht në parimet e lirisë, sundimit të ligjit, vlerave demokratike dhe integritetit territorial, social dhe ekologjik të Zonave të Mbrojtura. Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo veprim ose përpjekje të njëanshme për të ndryshuar statusin dhe për të zvogëluar sipërfaqen e ZM-ve, stabilitetin dhe prosperitetin e burimeve natyrore. Prandaj, 51 organizatat dhe partnerët do të vazhdojnë të veprojnë së bashku dhe me vendosmëri dhe përkushtim për të avancuar këto parime në vend dhe më gjerë, duke respektuar ligjin në nivel kombëtar dhe konventat ndërkombëtare.

Individualisht dhe kolektivisht, ne do të përmirësojmë më tej bashkëpunimin tonë me institucionet shumëpalëshe duke përforcuar prioritetet tona të përbashkëta për të përmirësuar mirëqenien e burimeve natyrore, për të forcuar kuadrin ligjor dhe qëndrueshmërinë mjedisore të ZM-ve dhe për të përmirësuar dhe ndarë vizionin e përbashkët drejt nje vendimmarrje mjedisore gjithëpërfshirëse dhe transparente.

 

Përfaqësues të instuticoneve akademike-kërkimore:

 1) Prof.Dr. Ferdinand Bego – Departamenti i Biologjisë – Fakulteti i Shkencave

të Natyrës;

2) Dr. Ina Vejsiu – Zv. Dekane për Marrëdhënie me Publikun dhe Bashkëpunim

Institucional – Fakulteti i Shkencave Pyjore;

3) Dr. Gentjan Hykaj – Përgjegjës i Departamentit të Mjedisit – Universiteti Polis

Organizata të shoqërisë civile:

Albanian Ornithological Society | EcoAlbania  | Res Publica |Co-PLAN Institute for Habitat Development | VIS AlbaniaCOSV – Cooperazione per lo Sviluppo CISP Sviluppo dei Popoli GO2ALBANIA CLE – Centre for Legal Empowerment | Universiteti Polis | Fakulteti Shkencave te Natyres (F.SH.N) |Qendra EDEN/ EDEN Center Protection and Preservation of Natural Environment in Albania | CELIM Shqipëri | Milieukontakt Albania (member of Milieukontakt International Network) | REC Albania | WWF Adria Qendra ACEG Shpendët e Shqipërisë / Birds of Albania North Green Association | Well Point | All Green Centre | Agri-En Environmental and Territorial Management Institute | ICLA INLSH | AgroPuka | Shoqata Alpin | Albanian Shkodra Lake FORUMNew Bridges NGO | Forumi i Mendimit të Lirë | H2H_Foundation | Shoqata Mkezh | Education Development and Employment Center  | GreenVision | seep.org | Shoqata “qsnnn” Fushe-Arrez | Ekologet per Rajonin | Nisma e Luleve Mjedisi & Komuniteti | Youth For Democracy MovementMENV Group Shoqata CERCI Federata e Perdorusve te Pyjeve Qarku Gjirokaster qarku kukes |Organizata Miqesia Ulez | EcoPartners for Sustainable Development | New Impact Association | Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit | Green Adventures Into Albania | Klubi alpin bjeshkatar “Struga”

Më shumë

QEVERIA SHQIPTARE NËNSHKRUAN ANGAZHIMIN PËR SHPALLJEN E PARKUT KOMBËTAR TË LUMIT TË EGËR TË VJOSËS

Shqipëria ndëmerr një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lumit Vjosa duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosa. 

Tiranë, 13 qershor 2022. Pas dhjetë vitesh aksioni të përkushtuar nga komunitetet lokale, aktivistët mjedisorë dhe shkencëtarët për të mbrojtur përgjithmonë lumin Vjosa dhe degët e tij, sot qeveria shqiptare ndërmori hapin historik për të nënshkruar një marrëveshje për krijimin e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës. Parku Kombëtar do të mbrojë të gjithë rrjetin e Vjosës nga kufiri me Greqinë deri në detin Adriatik, duke përfshirë degët me rrjedhje të lirë. Kjo është diçka që nuk është bërë kurrë më parë në Evropë.

Mëngjesin e sotëm në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, kryeministri Edi Rama, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe CEO i Patagonia Ryan Gellert iu bashkuan organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare nga koalicioni “Save the Blue Heart of Europe” në një ceremoni për të shënuar nënshkrimin publik të një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Patagonias dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Ky është një hap i rëndësishëm më afër mbrojtjes së lumit të fundit të madh e të egër të Evropës.

Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet dy palëve përfshin marrëveshjet:

  • Palët do të punojnë për të rritur mbrojtjen e lumit Vjosa në nivelin e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) Kategoria II: Park Kombëtar.
  • Parku Kombëtar do të përfshijë lumin Vjosa dhe degët e tij me rrjedhje të lirë, si Shushica, Bënça dhe Drino.

Sipas memorandumit, palët nënshkruese do të krijojnë një grup pune brenda 30 ditëve për të filluar planifikimin për ngritjen e parkut kombëtar. Parku do të përfshijë qendra vizitorësh, roje dhe programe shkencore dhe edukuese dhe do të japë mundësi të reja ekonomike për komunitetet lokale. Ky veprim i ri i ndërmarrë nga qeveria shqiptare do të shërbejë edhe si model për shumë lumenj të tjerë në rajon; duke përfshirë, pjesën greke të Vjosës (Aoos).

Besjana Guri, Menaxhere e Komunikimit, EcoAlbania shprehet: “Ndërsa ka shumë punë për të bërë përpara se të garantojmë të ardhmen e Vjosës, ky është një moment historik i madh për Shqipërinë dhe për mbrojtësit e lumenjve kudo. Ambicia për të krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë është një hap më afër për t’u bërë realitet.”

Ulrich Eichelmann, CEO i Riverwatch shton: “Mesazhi që vjen sot nga Tirana ka potencialin të shtrihet shumë përtej Vjosës – koncepti i një Parku Kombëtar të Lumit të Egër që mbron jo vetëm rrjedhën  kryesore lumore, por edhe degët e tij, është unik. Në Vjosë jemi dëshmitarë të një modeli të ri mbrojtjeje për lumenjtë e tjerë në Europë, të cilët kërcënohen nga projektet e digave dhe forma të tjera presioni. Ne duhet të mendojmë më shumë për të mbrojtur natyrën tonë.”

Gabriel Schwaderer, Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur shprehet: “Bashkimi Evropian i ka vendosur vetes synimin për të mbrojtur të gjithë lumenjtë me rrjedhje të lirë në BE në kuadër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Shqipëria po jep një shembull të mirë duke vendosur të mbrojë Vjosën dhe degët e saj si park kombëtar. Ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së të mbrojnë lumenjtë me rrjedhë të lirë dhe të rrisin lidhjen e ekosistemeve lumore përmes restaurimit.

“Ryan Gellert, CEO, Patagonia thotë: “Sot udhëheqësit e Shqipërisë kanë treguar vizionin dhe përkushtimin, duke i treguar botës synimin e tyre për të bërë diçka të paprecedentë në mbrojtjen e natyrës. Nëpërmjet partneritetit tonë të gjatë me organziatat që qëndrojnë pas fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, ne kemi mësuar nga afër se sa e jashtëzakonshme është Vjosa, dhe për këtë arsye jemi përulur për të punuar së bashku me qeverinë dhe grupet e interesit, duke ia kushtuar aftësitë dhe ekspertizën tonë krijimit të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa”.

Me historinë e gjatë të Patagonias në mbrojtjen e vendeve të egra dhe me angazhimin e qeverisë shqiptare për të bërë diçka vërtet me ndikim, anëtarët e fushatës “Save the Blue Heart of Europe”, si EcoAlbania, Riverwatch dhe EuroNatur, do të përfshihen aktivisht në udhëtimin përpara, për të bërë Parkun e parë Kombëtar të një lumi të egër në Evropë një realitet. Me hapa zyrtarë dhe konkret, kjo pikë e pashembullt e biodiversitetit do të krijojë një precedent për mbrojtjen e natyrës në Evropë.

Më shumë