Banorët e zonës së Mbrojtur Zall-Gjoçaj të vendosur vazhdojnë protestat

EcoAlbania mbështet komunitetet e prekura nga HEC-et në Mat

Kamëz, 23 Janar 2020. Banorë nga fshati Zall-Gjoçaj (Mat), dhe përfaqësues të EcoAlbania-s u mblodhën më 23 janar 2020 në Kamëz, për të diskutuar mbi çështjen e hidrocentraleve në zonën e Matit si dhe rrugët për kundërshtimin e këtyre projketeve. Nëpërmjet eksperiencës së saj me fushatën për mbrojtjen e luginës së Vjosës, EcoAlbania do të mbështesë komunitetet e prekura në disa zona të prekura nga projektet e hidrocentraleve duke kontribuar në informimin dhe motivimin e banorëve për të vazhduar betejën e nisur për mbrojtjen e Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj.

Aktualisht banorët e katër fshatrave në Mat, po vijojnë rezistencën e tyre në mbrojtje të lumit në Zall-Gjoçaj mbi të cilin do të ndërtohen 2 HEC-e. Ata janë ngujuar prej 4 muajsh në një çadër të ngritur në zonën ku planifikohet të merret uji, duke bllokuar vazhdimin e punimeve brenda parkut kombëtar Zall-Gjoçaj. Me gjithë protestat e vazhdueshme të këtyre banorëve ende nuk ka asnjë reagim nga ministritë e linjës, ajo e infrastrukturës dhe energjisë si dhe nga ministria e mjedisit.

Aktualisht banorët e katër fshatrave në Mat, po vijojnë rezistencën e tyre në mbrojtje të lumit në Zall-Gjoçaj mbi të cilin do të ndërtohen 2 HEC-e. Ata janë ngujuar prej 4 muajsh në një çadër të ngritur në zonën ku planifikohet të merret uji, duke bllokuar vazhdimin e punimeve brenda parkut kombëtar Zall-Gjoçaj. Me gjithë protestat e vazhdueshme të këtyre banorëve ende nuk ka asnjë reagim nga ministritë e linjës, ajo e infrastrukturës dhe energjisë si dhe nga ministria e mjedisit.

Në këtë takim ishin të pranishëm një pjesë e banorëve që preken nga ndërtimi i HEC-it dhe shprehen të shqetësuar për vijimin e situatës në fshatin e tyre. Ata prezantuan një sërë problematikash që nga përballja me forcat e rendit, kërcënimet nga kompania ndërtuese dhe mungesa e informacionit nga ana e përfaqësuesve të administratës publike. Gjithashtu, banorët ngrenë shqetësimin e mungesës së fondeve për transport për në fshatin Zall-Gjoçaj për shkak të pamundësive ekonomike. Ata rrëfyen se persona të kompanisë ndërtuese iu kanë djegur çadrën e rezistencës dhe shkatërruar banerin. Ato theksojnë që me ndërtimin e hidrocentralit nuk do ketë më ujë të pijshëm për ta dhe kërkuan praninë e medias shqiptare dhe të huaj për të paraqitur situatën aktuale në zonë. “Ne do të ofrojmë mbështejten tonë si nga ana materiale duke mundësuar çadër dhe banner të ri ashtu edhe me mbështetje gjatë rezistencës tuaj”, iu premtoi banorëve Olsi Nika, Drejtor ekzekutiv i EcoAlbania.

Çështja e ndërtimit të HEC-eve në Zall-Gjoçaj aktualisht është në gjykatë dhe EcoAlbania do t’i bashkëngjitet procesit si palë paditëse së bashku me banorët.

Informacion shtese:

Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Ti japim zë mbrojtjes së lumenjve”, i cili ka si qëllim ndarjen e ekpseriecës së fushatës për mbrojtjen e Vjosës, për të motivuar dhe mobilizuar komunitetet në mbrojtje të lumenjve. Ky ishte takimi i parë me komunitetet e prekura nga zhvillimi i hidrocentraleve në vend dhe do të pasohet me 9 takime në zona të tjera të prekura.

Fushata “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, ka kontribuar në krijimin dhe zgjerimin e të dhënave shkencore mbi lumenjtë e Ballkanit, veçanërisht Vjosës dhe mobilizimin e opinionit publik kundër planeve të HEC-ve.          

Parku Kombëtar Zall-Gjoçaj, dallohet për një biodiversitet me vlerë ndërkombëtare dhe është klasifikuar si zonë e rëndësishme bimore sipas kriterit B, që ka për qëllim konservimin e zonave me një pasuri të lartë botanike, Po ashtu, konsiderohet si zonë e rëndësishme për biodiversitetin e bimëve dhe organizmave që e popullojnë atë, ku përveç, vlerave shkencore, parku ka edhe vlera të mëdha estetike, peizazhore, turistike të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj. Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit ofrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e ekoturizmit, turizmit malor, turizmit të aventurës etj.