BallkanWeb: Një amerikane në mbrojtje të Valbonës: Luginë e rrallë

Nga Ermelinda Hoxhaj

Tiranë: Erdhi vetëm për një vizitë 11 ditore, për të parë bukuritë e Parkut Kombëtar të Valbonës, por vendosi të qëndroj gjithë jetën. Chatherine Bohne, mbërriti në Shqipëri për herë të parë në korrik të 2009, por sot pas 7 vitesh, ajo është një nga zërat më të fortë në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Valbonës.

Catherine Bhone në luginën e Valbonës. (c) BalkanWeb

“Pasi kam parë këto bukuri të Luginës së Valbonës, u magjepsa. Kjo është parajsa, kam thënë kur e kam parë për herë të parë, në korrik të 2009 dhe sërisht sot pas 7 vitesh, them se kjo është Parajsa e Shqipërisë dhe e Evropës ndaj duhet luftuar për të. Bashkëshorti im dhe unë, por edhe gjithë komuniteti këtu në Valbonë po luftojmë për të mbrojtur Parkun nga 14 HEC- et që janë parashikuar të ndërtohen. 9 prej të cilave janë parashikuar të ndërtohen në territorin e Zonës së Mbrojtur të Parkut”, – tha Chatherine Bhone për “GSH”.

Sipas saj, komuniteti i Valbonës ka zhvilluar protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Valbonës, por nga ana tjetër po ndjek hap pas hapi po ndjek edhe procedurat ligjore për ta frenuar këtë masakër. 

Shoqata që drejtojnë bashkëshorti i saj, Alfred Selimaj i ka dërguar një kërkesë zyrtare edhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për ndalimin e të gjitha punimeve, në pritje të një shqyrtimi të dokumentacioneve për të gjitha licencat e ndërtimit në lagunë, dhe një rivlerësim kombëtar për sa i përket çështjes së ndërtimit të HEC- eve në zona të mbrojtura. Ndërtime të tilla bien ndesh me kritikat e drejtpërsëdrejti të shprehura nga BE-ja në raportin e 2015, por kjo gjë u rikonfirmua me tone edhe më të ashpra në Rezolutën e miratuar dje nga Parlamenti Evropian. Ku i kërkon qeverisë shqiptare të shikojë me prioritet zonat e mbrojtura dhe të kontrolloj hidrocentralet që janë parashikuar të ndërtohen në territorin e tyre.

Artikullin e plotë të publikuar nga BalkanWeb mund ta gjeni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *