Ne Media

BalkanWeb: HEC- et në Valbonë , grupimi “ të mbrojmë lumenjtë”, letër Ramës: S’ka vendim qeverie mbi kontratë.

Tiranë– Grupimi “të mbrojmë lumenjtë” i ka dërguar dje një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministrave ku kërkon informacion për kontratat koncensionare për ndërtimin e HEC-eve mbi lumin Valbonë. Në letër grupimi thotë se nuk ka veprim qeverie mbi kontratat dhe shtron disa pyetje për të cilat kërkon përgjigje.

 

Capture

Pamje gjatë punimeve. © BalkanWeb

 

Letra

Drejtuar:

Sh. T. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Znj. Milva Ikonomi, Ministër, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Z. Damian Gjiknuri, Ministër, Ministria e Energjisë dhe Industrisë

Për Dijeni:

Z. Lefter Koka, Ministër, Ministria e Mjedisit

Z. Eduart Shalsi, Kryetar i Komisionit Për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Z. Julian Beqiri, Drejtor, Agjencia Kombëtare e Mjedisit

Z. Ergys Agasi, Kryeinspektor, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve

Z. Zamir Dedaj, Drejtor, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojturave

Znj. Rovena Beqiraj, Drejtore e Agjencisë së Drejtimit të Koncesioneve

Znj. Romana Vlahutin, Ambasadore, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Z. Robert Willton, Drejtues në detyrë, Prania e OSCE në Tiranë

Z. Brian J. William, Koordinator i përhershëm i OKB-së në Shqipëri dhe përfaqësues i përhershëm i UNDP

Subjekti: Kërkesë për informacion

Dragobia Energy Sh.p.k pas shtatë vitesh nga momenti i lidhjes së kontratës, sapo ka filluar punimet. Cili është vendimi i “ Grupit të Punës së Ngritur për Vlerësimin e Standardeve Mjedisore në të gjitha kontratat e dhëna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë” për këtë kontratë?

Artikullin e plotë të publikuar nga BalkanWeb mund ta gjeni këtu.