Anka Makovec – Tregon çfarë mund të bëhet për mbrojtjen e lumenjve

Unë kam lindur në Slloveni pranë lumit të bukur Soča, që është një thesar i çmuar i Alpeve tona. Dashuria e madhe për natyrën e paprekur më ka shoqëruar kudo, edhe kur shpirti im aventurier më çoi në anën tjetër të botës, në ishullin magjik të Tazmanisë i cili shquhet për lumin e tij të egër Franklin.

Anka Makovec

Turi i lumenjve të Ballkanit

Vetëm kur e përjeton vetë këtë magji, mund ta kuptosh pse dashuria për këtë lum është kaq e madhe. Ishte fillim i vitit 1980 kur doli lajmi se në lumin tonë të dashur do të ndërtohej një digë gjigande. Ne kuptuam se thesari ynë i vetëm mund të humbiste, duke përfunduar si një liqen i madh për hidrocentralet. Njerëzit u tronditën kur e zbuluan të vërtetën.

Shumë shpejt, lajmet tregonin rrugë të mbushura në të gjithë vendin me marshime në shenjë proteste. Ngado kishte slogane me mbishkrimin “Shpëtoni lumin Franklin”, “Shpëtoni vendet e egra”. Ishin kudo: në flamuj, bluza, kapele, xhama dyqanesh e makinash etj. Por personat e etur për para ishin të acaruar dhe kërkonin më shumë zhvillime industriale. Ata nxorën parullën e tyre: Ndërtoni diga!

Institucionet politike i mbështetën, duke përdorur makineri e anije të forcave policore për të ndalur protestuesit e “gjelbër”. Në kryeqytetin e Tazmanisë, Horbartin, konservacionisti Dr. Bob Brown kërkoi një takim me popullin për të vendosur në mënyrë emergjente se si do të vepronin. Ai këmbënguli që protesta të ishte paqësore dhe të mos kishte akte dhune. Komuniteti u nda me shpejtësi në dy pjesë: pro dhe kundër kësaj çështjeje. Protestuesit dhe shtypi krijuan një rrymë të vërtetë njerëzore. Bob e dinte se unë isha përfshirë në ngjarje të ngjashme në vendin tim bashkë me familjen Mihelic në Bovec, që më mësoi për aktet jo të dhunshme.

Kështu më dërguan në qytetin Strahan në bregun perëndimor për të hapur dhe drejtuar Shoqatën për jetën e egër, e cila do të shërbente dhe si vendtakim ku do të vendosnim për veprimet tona.

Ato ishin kohëra plot tension, por bashkë me grupin e vendasve, ne bëmë të mundur vendosjen e vendit ne listën e Thesareve të Botës, duke qenë kështu i mbrojtur përgjithmonë.

Ju jeni në rrugën e duhur për të bërë të njëjtën gjë me projektin Turi i lumenjve të Ballkanit dhe ne jemi me ju me gjithë zemër.

Turi i lumenjve të Ballkanit është një aktivitet i përbashkët i Leeway Collective, EuroNatur, Riverwatch, dhe WWF, i organizuar në kuadër të fushatës “ Të shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”. Pa marrë në konsideratë zonat e mbrojtura, speciet në zhdukje apo komunitetet lokale, janë planifikuar të ndërtohen rreth 2700 diga për hidrocentrale midis Sllovenisë dhe Shqipërisë. Me këtë fushatë, ne duam të ndalojmë tsunamin e ndërtimit të digave.

Zbulo më shumë këtu: http://www.balkanrivers.net/ dhe http://www.balkanriverstour.com/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *