Aktiviteti ndërkombëtar kërkimor i kushton rëndësi vlerave dhe kërcënimeve të lumit të “egër”

Në kuadër të Ditëve të Biodiversitetit-një iniciativë e revistës Gjermane GEO-një aktivitet studimor u zhvillua në muajin qershor, në lumin e Vjosa në Shqipëri. Për tre ditë, përafërsisht 70 ekspertë mjedisor, shkencëtarë, studentë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria dhe Franca, klasifikuan llojet e kafshëve dhe bimëve në lumin e fundit të egër në Evropë. “Lumi Vjosa është një laborator natyror unik që është shumë pak i studiuar.  Ka një boshllëk për sa i përket studimeve për biodiversitetin dhe për proceset morfologjike të tij. Me anë të këtij aktiviteti ne duam të tërheqim vëmendjen për nevojën urgjente të një baze të fortë shkencore.”-tha Ulrich Eichlemann, Drejtor Ekzekutiv i Riverwatch.

Aktiviteti u organizua në kuadër të fushatës “Të Shpëtojmë Zemrën Blu të Evropës”. Një total prej 11 ekipesh kërkimi studiuan këtë peizazh lumor të shumëllojshëm, duke filluar nga rrjedha e sipërme deri në rrjedhën e poshtme të tij. U mblodhën dhe u koleksionuan për t’u identifikuar lloje të ndryshme si: lakuriqët e natës, shpendët, peshqit, pilivesat, fluturat, buburrecat e tokës, merimangat ,amfibët, zvarranikët, kafshët e vogla të shtratit të lumit dhe bimët.

Në më shumë se 400 specie të regjistruara, shkencëtarët regjistruan gjallesat si: ujqër, Kali i qyqes (një nga shkabat më të rralla dhe më të rrezikuara në Evropë) si dhe Black Ppennants-një lloj pilivese e cila është raportuar për të dytën here në Shqipëri. Për më tepër, njëmbëdhjetë lloje merimangash janë regjistruar për të parën here në Shqipëri, një ndër to është Vejusha e Zezë Mesdhetare. ”Kemi gjetur disa specie shumë interesante veçanërisht në bregun e lumit – specie që janë zhdukur tashmë në Evropën Qendrore dhe që tregojnë për një ekosistem të shëndetshëm” thekson Wolfram Graf, profesor në Universitetin BOKU të Vjenës dhe një nga shkencëtaret që punoi në terren.

Lumi Vjosa është lumi i fundit i egër në Evropë. Ai rrjedh i paprekur përgjatë 270 kilometrave që përshkon. Shtrati i gjerë, ishuj të vegjël dhe gjire të mëdhenj krijojnë gjarpërime të mrekullueshme dhe përgjatë brigjeve të lumit shtrihen pyjet aluvionalë. Megjithatë, ky thesar i paçmuar rrezikon të zhduket: Qeveria Shqiptare ka planifikuar të ndërtojë një seri prej 8 digash për qëllime hidro-energjetike. Nëse këto plane do të zbatohen llojet migratore si ngjalat, peshqit nuk do ekzistojnë. “Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të braktisë planet e zhvillimit  hidroenergjetik përgjatë lumit Vjosa, dhe në vend të kësaj të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të luginës së Vjosës: thotë Gabriel Schvaderer, Drejtor Ekzekutiv i EuroNatur. Në këtë kuadër të fushatës “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”, Riverwatch, EuroNatur dhe organizata partnere EcoAlbania po lobojnë për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

Për më shumë informacion:

www.balkanrivers.net | www.euronatur.org | www.riverwatch.eu

– Ulrich Eichelmann – Riverwatch 0043 676 6621512 [email protected]

– Gabriel Schwaderer – EuroNatur 0049 7732 9272 0 [email protected]

– Olsi Nika – EcoAlbania 00355 69 29 44 757 [email protected]