A1 NEWS: Speciale shkolla verore Valbonë

Realizuar nga Florinda Merko / A1 NEWS

Ekipi i EcoAlbania-s iu bashkua edhe këtë verë projektit Balkans Peace Parks (B3P) për të zhvilluar aktivitete edukuese me fëmijët e luginës së Valbonës dhe Lëpushës. 

Edukimi mjedisor me fëmijët tashmë është bërë një traditë e EcoAlbania-s, ku për të tretin vit radhazi,  ekipi i edukimit mjedisor ka zhvilluar aktivitete me fokus ndërgjegjësimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.

Me anë të aktiviteteve në natyrë u synua të nxitej fantazia dhe të menduarit kritik duke dëgjuar tingujt e natyrës, duke memorizuar format e objekteve në natyrë, duke krijuar vargje për jetën e egër…etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *