Marrëdhenia me Median, Udhëzues për Shoqërinë Civile

Procesi demokratik i vendimmarrjes së politikave publike mbështetet në një publik të informuar, të arsimuar dhe të angazhuar. Ekspertët akademikë, zyrtarë qeveritarë, biznese, analistë financiarë, pjesëmarrës në një ngjarje specifike dhe më e rëndësishmja për këtë udhëzues grupe qytetare vullnetare jofitimprurëse, shpesh të njohura si organizata joqeveritare dhe aktorë të shoqërisë civile, ofrojnë informacion për mediat. Ky udhëzues e merr këtë faktor dhe rolin e të fundit si një premisë kyçe në ndërtimin e udhëzimeve të synuara dhe shembujve praktikë.

Pavarësisht nëse OJQ-të specializohen në çështjet mjedisore, korrupsionin politik, çështjet e shëndetit të fëmijëve ose abuzimin me drogën, këta kampionë të politikave publike kanë dy gjëra që i duhen medias: informacion të be- sueshëm dhe një këndvështrim ndryshe. Organizatat joqeveritare mund të sfidojnë dezinformimin, të edukojnë publikun, të vendosin axhendën politike dhe të zhvillojnë mbështetjen publike për iniciativat nëse kanë informacion të besueshëm.

Megjithatë, faktet dhe pikëpamjet e OJQ-ve janë të padobishme nëse ato nuk i shpërndajnë ose nuk mund t’i shpërndajnë ato në publikun e gjerë. Për të fituar akses në rrjetin më të rëndësishëm të informacionit media OJQ-të duhet së pari të kuptojnë nevojat e portierëve në media, më pas të mësojnë aftësitë dhe teknikat e nevojshme për të paraqitur në mënyrë efektive informacionin në media dhe më pas të zhvillojnë strategji për të mobilizuar burimet e tyre të avokimit mediatik.

Ky udhëzues ofron një vështrim të thellë mbi rolin e shoqërisë civile dhe medias, rolin e tyre në një shoqëri demokratike, mjetet më efektive të bashkëpunimit midis dy aktorëve dhe mënyrën se si ata mund të plotësojnë punën e njëri-tjetrit për të krijuar sinergji për një periudhë afatgjatë.

Udhëzuesi gjithashtu ofron shembuj dhe ushtrime për praktikat më të mira në ndërtimin e planeve të marketingut, strategjitë e mediave sociale, udhëzues komunikimi për njoftime për shtyp, intervista, si dhe një ekzaminim gjithëpërfshirës të fushatës “Save the Blue Heart of Europe” dhe arritjet e saj dhe praktikat e saj më të mira.