ABCnews: KE e shqetësuar për rrezikun e shkatërrimit të lumit Vjosa nga projekti i Poçemit

https://youtu.be/-CDhtmZdY94

Komisioni Evropian është shprehur kundër ndërtimit të një hidrocentrali mbi Lumin Vjosa. Eurodeputetja Ulrike Lunacek tha në një interviste për ABC News se qeveria shqiptare duhet bindur që shkatërrimi i lumit Vjosa do t’i kushtojë shtrenjtë Shqipërisë.

Rreziku i shkatërrimit të lumit Vjosa përmes projektit të Poçemit është sjellë në qendër të vëmendjes së Parlamentit dhe Komisionit Europian gjatë konferencës të  organizuar nga zëvendëspresidentja e grupimit të gjelbër të Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek me titull « Lumenjtë e Ballkanit, një trashëgimi natyrore evropiane në rrezik . Pas një amendamenti të veçantë në rezolutën e Knut Fleckenstein të 14 prillit 2016 për mbrojtjen e Vjosës si park kombëtar, ndërhyrjes së eurodeputetes Ulrike Lunaçek në komisionin e punëve të jashtme të Parlamentit Evropian dhe pranë autoriteteve shqiptare pas lundrimit që vetë Lunaçek ka kryer mbi lumin Vjosa, ku është njohur me vlerat e mëdha të biodiversitetit,  ekoturizmit dhe historisë së zonës përreth lumit, këtë rradhë rreziku i shkatërrimit të Vjosës i paraqitet si shqetësim i veçantë edhe Komisionit Evropian:

Ulrike Lunaçek, Zv/Presidente e PE: «Është e rëndësishme të bindim qeverinë shqiptare, që i gjithë lumi Vjosa mund të ruhet pa ndërtuar hidrocentrale dhe se Shqipëria mund të ketë energjine e nevojshme edhe pa këto hidrocentrale. Ka alternativa të tjera, ka zgjidhje të tjera.

Artikullin e plotë të publikuar nga ABCnews.al mund ta gjeni këtu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *